Ballina Sport Ikona e Italisë kritikon Chiellini-n: Jam vërtet i zhgënjyer, ai duhet të...

Ikona e Italisë kritikon Chiellini-n: Jam vërtet i zhgënjyer, ai duhet të jetë pikë referimi

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Legjenda e Italisë, Marco Tardelli, nuk i kurseu kritikat ndaj mbrojtësit të Juves dhe Italisë, Giorgio Chiellini, që sipas tij zhgënjeu me komentet për shokët e ekipit dhe kundërshtarët.

“Mësova respekt nga kapitenët e mi”, tha ai duke shtuar “Duhet të jetë i dëshpëruar një kapiten si Chiellini bie në atë nivel.”

----

Mbrojtësi i Juventusit publikoi një libër javën e kaluar dhe në një intervistë në ‘La Repubblica’, ai ‘ofendoi’ Mario Balotelli-n dhe Felipe Melo-n.

“Jam vërtet i zhgënjyer kur lexoj komentet e Giorgio Chiellini-t, kapiteni i skuadrës së Italisë, i Juventusit dhe njeriu kryesor në Shoqatën e Lojtarëve. Fjalë të ashpra ndaj shokëve të tij të skuadrës – kolegëve që duhet ta konsiderojnë atë si një pikë referimi. Shpallja e urrejtjes ndaj një klubi tjetër krijon vetëm urrejtje, Respekt për kundërshtarin edhe në betejat më të vështira, kjo është ajo që mësova nga kapitenët si Dino Zoff dhe Gaetano Scirea”, ”, shkroi Tardelli në Twitter.

----- ----