Ballina Sport Ikona e arbitrimit, Pierluigi Collina tregon dy sekretet e jetës së tij...

Ikona e arbitrimit, Pierluigi Collina tregon dy sekretet e jetës së tij në moshën 60 vjeç

19
SHPËRNDAJE

Pierluigi Collina mbush sot 60 vjeç. Ish-arbitri njihej për rreptësinë e tij në fushēn e lojës ku të gjithë lojtarët i frikësoheshin atij. Ai ka qenë dhe mbetet një nga arbitrat më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka marrë kurse për arbitër në moshën 17 vjeçare, me rezultate shumë të mira. Ai tregon se me kë ka qenë tifoz në fillimet e tij të arbitrimit.

“Nëse bëja tifo për Lazion? Jam rritur në Bolonjë: si fëmijë ishte normale të isha tifoz kuqeblu.  Në moshën 14 vjeç, më pëlqeu si luante Pino Ëilson dhe atëherë fillova të simpatizoja Lazion.Si mund të mendoni se një arbitër, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por futet profesionalizmi në mes dhe bën tifo për veten.

Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen Bologna-Parma, sfidë për të mos rënë nga kategoria, sfida u zhvillua në qytetin tim. Bologna humbi dhe ra nga kategoria. Dhe Lazio, ekipin për të cilin simpatizoja, në nëntë ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!”