Ballina Sport “Igli Taren e kam si vëlla, më sugjeroi që të luaja për...

“Igli Taren e kam si vëlla, më sugjeroi që të luaja për Shqipërinë”, Besnik Hasi: Ai ishte Vinsent Kompani i kombëtares

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-futbollisti i Shqipërisë Besnik Hasi rrëfen lidhjen e fortë që ka me drejtorin sportiv të Lacios dhe ish-shokun e kombëtares Igli Tare.

Për median belge “Nieuwsblad”, trajneri aktual i Al-Raedit e konsideron Taren si “Vinsent Kompaninë e kombëtares” dhe se ai i sugjeroi dikur të përfaqësonte Shqipërinë.

“Në momentin që i kam sugjeruar të merrte Lukas Biljan te Lacio, Igli Tare është bërë ndjekës i rregullt i futbollit belg. Kur Bilja luante me Anderlehtin e kam telefonuar.

Ai nuk ishte i dhënë pas futbollit belg, por e binda që të ndiqte një ndeshje mes Anderlehtit dhe Klub Bryzhit. I thashë se vë duar në zjarr për Biljan. Atë kohë, ai donte të luante në Botëror me Argjentinën.

Taren e kam si vëlla. Kur luante me Shqipërinë ishte Vinsent Kompani i kombëtares sonë.

Ai merrej dhe me organizimin e kombëtares. Ai më ka marrë në telefon që të luaja për Kosovën, por për Shqipërinë. Për këtë arsye kam bërë karrierë në Belgjikë te Genku dhe Anderlehti”, deklaroi Besnik Hasi për “Nieuwsblad”.

---- ----
----
-----
-----