Ballina Sport IFFHS/ Serie A rikthehet në krye, “katapultohen” Superiorja dhe kampionati dardan

IFFHS/ Serie A rikthehet në krye, “katapultohen” Superiorja dhe kampionati dardan

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

IFFHS, i njohur ndryshe si Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, ka publikuar renditjen e kampionateve në vitit 2020.

Serie A është kthyer në krye pas plot 14 viteve. Kampionati italian po rifiton prestigjin e humbur prej kohësh dhe ka parakaluar Premier League në vendin e parë.

Kampionati anglez renditet i dyti në vitin që lamë pas, teksa podi kompletohet nga kampionati brazilian, që ia doli të dërgonte dy skuadra në finalen e Libertadores (Palmeiras-Santos).

Rritje pësoi edhe Bundesliga gjermane, duke u ngjitur me 5 pozicione krahasuar me vitin 2019.

Kalojmë te futbolli shqiptar. Kategoria Superiore renditet në vendin e 41-të me 305 pikë të mbledhura, ndërkohë që viti 2019 u mbyll në vend të 69-të.

Shumë më mirë edhe IPKO Superliga e Kosovës. Dardanët renditeshin në vend të 96-të në vitin 2019, ndërsa atë që lamë pas e mbyllën në pozicionin numër 77.

Renditja në dy vitet e fundit

---- ----
----
----- ----
-----