Ballina Lajme nacionale Identifikohet i mbyturi në liqenin e Pogradecit, qënka vëllai i aktores së...

Identifikohet i mbyturi në liqenin e Pogradecit, qënka vëllai i aktores së njohur shqiptare

54
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Identifikohet i mbyturi në liqenin e Pogradecit, qënka vëllai i aktores së njohur shqiptare

Zbulohet identiteti të moshuarit që u mbyt pasditen e ditës së sotme në liqenin e Pogradecit.

Burime nga policia lokale thanë se, i mbyturi në Pogradec, është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Sotiraq Ilo.

Policia Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Identifikohet i mbyturi në liqenin e Pogradecit, qënka vëllai i aktores së njohur shqiptare
Zenilda Beqaj

---- ----
-----