Ballina Sport Ideja drejt realizimit/ Ligë basketbolli me ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia...

Ideja drejt realizimit/ Ligë basketbolli me ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

64
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në tetor pritet që të nisë një kampionat basketbolli ndryshe, më i bukur,më i fortë dhe më konkurrues. Aty do të marrin pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ideja është pëlqyer shumë nga të dyja federatat, ndërkohë që marrëveshja po shkon drejt finalizimit.

----

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit po punojnë për realizimin e kësaj ideje, ndërsa plani është që të ftohen edhe ekipet nga Maqedonia e Veriut.

Sot klubi i basketbollit ALBES nga Shkupi të enjten zyrtarisht ka kërkuar që të bëhet pjesë e ligës së përbashkët në të cilën pritet të marrin pjesë klubet nga Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë mënyrë do të formohet një “mini-ligë” regjionale, që vlerësohet se do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së basketbollit në të tri shtetet.

Kjo nënkupton se klubet kosovare më nuk do të luajnë në Ligën Ballkanike dhe në vend të saj do të luajnë në ligën që pritet të formohet.

Liga pritet të numërojë prej tetë deri në 12 skuadra, ndërsa ndeshjet do të luhen të mërkurave dhe të enjteve.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten për Koha.net, Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ideja është që të tri vendet të përfaqësohen me nga katër ekipe të forta.

Nga FIBA nuk ka pengesa për themelimin e një lige të tillë, ndërsa plani është që ndeshjet të luhen prej tetorit.

----- ----