Ballina Sport Ibrahimoviç “shokon” fansat, ja pamja e tij e re

Ibrahimoviç “shokon” fansat, ja pamja e tij e re

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zlatan Ibrahimovic ka shokuar të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetin social, Instagram.

Sulmuesi i Milanit ka bërë një ndryshim drastik në pamje, pasi ka vendosur të bëhet tullac.

Zlatan sot ka postuar në storyn e tij një fotografi që duket të jetë nga stërvitjet e sotme të Milanit, e ku vërehet qartazi ndryshimi i tij.

“All in”, ka shkruar Zlatan Ibrahimovic në këtë fotografi të publikuar.Vlen të theksohet se Milani mbetet në pozitën e parë në Serie A, pavarësisht se kanë humbur dje me rezultatin e thellë 0-3 nga Atalanta.

Megjithatë, “Rossonerët” janë të parët në renditje, me dy pikë më shumë se Interi.

---- ----
----
----- ----
-----