Ballina Sport Ibrahimovic “shenjtëron” Maradonën: Një legjendë, simboli i numrit 10 në futboll

Ibrahimovic “shenjtëron” Maradonën: Një legjendë, simboli i numrit 10 në futboll

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kur kini parasysh numrin 10 dihet se për kë mendoni. Për Maradonën. Ai është simboli i numrit 10. Njerëzit sot duan të veshin fanellën me numrin 10 prej Maradonës”. Në këto fjalë është gjithë dashuria e Zlatan Ibrahimovic për Diego Armando Maradonën, i cili vdiq më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.

Sulmuesi suedez i Milanit foli për ndarjen nga jeta të “Pibe de Oro” në “Sky Sport” me ish-shokun e tij të kuqezinjve, Massimo Ambrosini: “Më vjen shumë keq, sepse për mua Maradona është më shumë se futboll. Ai është një legjendë, një fe për shumë njerëz. Unë isha me fat që e takova drejtpërdrejt, të flisja me të. E konsideroj atë një simbol për të gjithë futbollistët. Nuk e di nëse ai gjithmonë bëri zgjedhjet e duhura, por bëri gjithçka me zemrën e tij dhe për këtë arsye e donte e gjithë bota”.

Ibra nënvizon atë që ka ndryshuar gjatë viteve në jetën e futbollistëve dhe flet për sinqeritetin e Maradonës, mënyrën e tij të të qenurit, duke kërkuar ta kujtojë atë për futbollistin që ishte: “Futbolli modern sot përbëhet nga shumë lojtarë që përpiqen të jenë perfektë, kurrë mos të bëjnë gabime, por për të mësuar dhe për t’u rritur duhet të gabosh.

Sigurisht, nuk përpiqesh të bësh gabime me qëllim, por askush nuk është perfekt. Për mua Maradona bëri gjithçka me zemrën e tij dhe për këtë do të jetë gjithmonë numri 1. Unë e gjykoj për atë që bëri në fushë. Ajo jashtë fushës i përket vetëm atij. Të gjithë jetojnë si të duan. Duhet ta kujtojmë për atë që bëri në fushë dhe për këtë do të kujtohet përgjithmonë”.

---- ---- ----
-----