Ballina Sport Ibrahimovic rikthehet te Milani, eshtë arritur marrëveshja

Ibrahimovic rikthehet te Milani, eshtë arritur marrëveshja

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbollisti Zllatan Ibrahimovic do të rikthehet të veshë fanelën e Milanit në kampionatin italian të futbollit, një futbollist me peshë pavarësisht moshës së madhe që pritet të elektrizojë tifozët dhe të inspirojë ekipin kuqezi.

Bomberi suedez dhe skuadra milaneze duket se kanë sheshuar të gjitha mospërputhjet në negociata dhe detajet ekonomike janë arritur mes klubit dhe prokuratorit Mino Raiola.

Mungon vetëm prezantimi zyrtar dhe futbollisti me origjinë boshnjake është paralajmëruar se do të zhvillojë seancën e parë me Milanin, në 30 Dhjetor.
Kështu Zllatan Ibrahimovic bëhet dhurata e Krishtlindjeve për klubin kuqezi, një surprizë që erdhi me një ditë vonesë pranë pemës së festave por pritet të bëjë diferencën.

Kontrata e tij është për 6 muaj, me një klauzolë që i lejon rinovimin edhe për një vit në bazë të golave që do shënojë me kquezinjtë.

38 vjecari me origjinë boshnjake do të marrë 3 milionë Euro deri në qershor, një shumë që është e vogël për bomberin i cili la Los Anxheles galaksi, për tu rikthyer në ligat elitare europiane.

The post Ibrahimovic rikthehet te Milani, eshtë arritur marrëveshja appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.

---- ----
----
----- ----
-----