Ballina Sport Ibrahimovic, pozitiv me koronavirus

Ibrahimovic, pozitiv me koronavirus

11
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Bodo/Glimt, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Suedezi ka rezultuar pozitiv në testet e kryera para ndeshjes së Europa League, e cila është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:30. Një ditë më parë, u konfirmua pozitiv edhe mbrojtësi brazilian i Milanit Duarte.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Milanit me anë të një deklarate zyrtare, ku bëhet e ditur se të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës kanë rezultuar negativë.

Për kuqezinjtë, 38-vjeçari do të jetë një mungesë e madhe në këtë takim, pasi po kalonte një formë të shkëlqyer, ku realizoi edhe dy gola në ndeshjen e parë të Serie A ndaj Bologna-s.

-----