Ballina Sport Ibrahimovic nuk mbahet, shënon 3 gola dhe thyen rekord

Ibrahimovic nuk mbahet, shënon 3 gola dhe thyen rekord

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zlatan Ibrahimovic realizoi tripletë dhe theu një rekord të vjetër të Los Angeles Galaxy në fitoren bindëse 7-2 kundër Sporting Kansas City të dielën mbrëma.

Sulmuesi suedez theu rekordin për më shumë gola brenda një sezoni nga një lojtar i Galaxy, të cilin e mbante Carlos Ruiz nga viti 2002. Ibra ka shënuar 26 gola deri tani këtë sezon.

Për Los Angeles kjo ishte fitorja e katërt radhazi, e cila i ndihmon të ngrihet në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.

The post Ibrahimovic nuk mbahet, shënon 3 gola dhe thyen rekord appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----