Ballina Sport Ibrahimoviç i pandalshëm, i jep fitoren Milanit ndaj Cagliarit

Ibrahimoviç i pandalshëm, i jep fitoren Milanit ndaj Cagliarit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Milani është i pandalëshëm, e sidomos me Ibrën në fushë. Kuqezinjtë mundën të marrin triumfin e radhës mbrëmjen e sotme, duke mundur Cagliarin në trransfertë me shifrat e pastra 0-2.

Ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi të dy golat.

Fillimisht suedezi shënoi me një penallti të marrë dhe goditur nga vetë ai dhe më pas në pjesën e dytë gjeti sërish golin, pas asistit të bukur të Calabrias.

Në fund kishte pak frikë për shkak se Saelemaekers (74’) u ndëshkua me karton të dy kuq, por gjithçka u administrua nga skuadra e Piolit dhe tre pikët nuk u diskutuan.

Me këtë triumf Milani shkëputet i vetëm në krye me 3 pikë më shumë Interi ndjekës.

---- ----
----
----- ----
-----