Ballina Sport Ibra mesazh nga Sanremo: Nëse Zllatan gabon, edhe ti mund të gabosh....

Ibra mesazh nga Sanremo: Nëse Zllatan gabon, edhe ti mund të gabosh. Italia shtëpia ime e dytë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zllatan Ibrahimoviç ishte protagonist edhe në mbrëmjen e djeshme të SanRemos teksa në skenë bëri edhe një monolog, ku u kujdes të përçonte shumë mesazhe. Thelbi ishte ai i të mos dorëzuarit, duke qenë se gabimet bëhen dhe askush, madje as Zllatan nuk është perfekt.

“Të gjithë e njihnin Zllatan përpara këtij festivali, Zllatan erdhi këtu sepse i pëlqejnë sfidat, adrenalina dhe i pëlqen të rritet. Kur pranoj një sfidë, është si të zbresësh në fushë dhe kur zbret në fushë mund të fitosh apo humbasësh. Unë kam luajtur 945 ndeshje, nuk i kam fituar të gjitha.

Kam fituar 11 tituj në Italia, por edhe kam humbur disa të tjerë, kam fituar shumë kupa, por edhe kam humbur. Jam Zllatan si kur fitoj, ashtu edhe kur humbas. Kam bërë më shumë se 500 gola, por edhe kam gabuar të tjerë. Ndonjë penallti ka shkuar keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është pjesë e tij. Të mos bësh asgjë është gabimi më i madh.

Nëse Zllatan gabon atëherë mund të gabosh edhe ti, e rëndësishme është që çdo ditë të bësh diferencën me përkushtim, vazhdimësi dhe përqëndrim. E organizova këtë festival për t’iu thënë se secili prej jush mund të jetë një Zllatan i vogël. Ju jeni të gjithë Zllatan dhe unë jam si të gjithë ju. Ky nuk është festivali im, është i juaji dhe i të gjithë Italisë. Faleminderit Italia, shtëpia ime e dytë”, u shpreh Zllatan.

---- ----
-----