Ballina Sport “Ibra-Bennacer gati”, Pioli: Duam kualifikimin, në Itali kemi mbetur prapa

“Ibra-Bennacer gati”, Pioli: Duam kualifikimin, në Itali kemi mbetur prapa

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milan-Manchester United është përballja më e fortë e raundit të 1/8-ve të Europa League. Takimi i parë i luajtur në Angli, përfundoi në barazim 1-1. Nesër do të zhvillohet sfida e kthimit në “San Siro”, duke nisur prej orës 21:00.

Kuqezinjtë kanë një avantazh të vogël për të kaluar në çerekfinale falë golit të shënuar jashtë fushe, por Stefano Pioli bën thirrje për kujdes dhe karikon djemtë e tij në prononcimin e dhënë për mediat.

Në Manchester zhvilluam një ndeshje me ritëm dhe cilësi, edhe prej faktit që terreni ishte perfekt. Në Itali është e vështirë të gjesh këto fusha. Duhet të përveshim mëngët dhe të përmirësohemi nga të gjitha pikëpamjet.

Është e vërtetë që në Evropës luhet një futboll kualitativ dhe me intensitet të lartë. Të gjithë ndeshjet që kemi luajtur kanë ndikuar që të rritemi. Nesër është shumë i rëndësishëm rezultati kundër United.

Ne duam kualifikimin, por e dimë që do të përballemi me shumë vështirësi. Ata janë shumë të fortë dhe nuk humbasin prej kohësh. Duhet të luajmë me personalitet, ritëm dhe shumë cilësi.

Ibra dhe Bennacer janë rikuperuar. Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne dhe janë grumbulluar për nesër. Për të tjerët: Calabrian, Leaon, Romagnolin dhe Rebic duhet të presim ditën e nesërme, nuk e kemi vendosur akoma“, theksoi Pioli. /abcnews.al

The post “Ibra-Bennacer gati”, Pioli: Duam kualifikimin, në Itali kemi mbetur prapa appeared first on Abc News.

---- ----
-----