Ballina Lajme nacionale I zgjatet masa e paraburgimit 11 serbëve të arrestuar në veri nën...

I zgjatet masa e paraburgimit 11 serbëve të arrestuar në veri nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar

8
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka zgjatur edhe dy muaj paraburgimin 11 serbëve të arrestuar në veri të Mitrovicës, në aksionin e policisë së Kosovës nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar.

Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, avokati Milos Deleviç tha se pala mbrojtëse do të vazhdojë të paraqes kërkesat e tyre kundër këtij vendimi të gjykatës.

Ai bëri të ditur se avokatët mbrojtës do të dorëzojnë nesër ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri u arrestuan 31 persona, në mesin e tyre shqiptarë, serb dhe boshnjakë.

Ndërsa sipas avokatit në fjalë arsyeja e zgjatjes së masës së paraburgimit ishte rreziku i mundshëm i arratisjes dhe pengimi i hetimeve duke ndikuar tek dëshmitarët.

-----