Ballina Lajme Bota/Rajoni I vrau të birin 3-vjeçar në xhami, babai i kujton të akuzuarit...

I vrau të birin 3-vjeçar në xhami, babai i kujton të akuzuarit Taurant: Tjetër ndëshkim ju pret në botën tjetër!

199
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Babai i 3-vjeçarit Mucaad Ibrahim, viktima më e re e sulmit në dy xhami në Zelandën e Re, ngjarje e marsit 2109 me 50 jetëhumbje, i tha sulmuesit, supremacistit të bardhë Brenton Tuarant, e “drejtësia e vërtetë” e pret atë në jetën tjetër dhe do të jetë shumë më e vështirë se burgu.

“Ju vratë djalin tim, dhe për mua është si të keni vrarë tërë Zelandën e Re,” tha Aden Ibrahim Diriye në një deklaratë të lexuar nga një anëtar i familjes në seancën ndaj Tuarant.

“Dije që drejtësia e vërtetë të pret në jetën tjetër dhe do të jetë shumë më e vështirë. Unë kurrë nuk do të të fal për atë që ke bërë.”

Sulmuesi Brenton Tuarant, një 29-vjeçar australian, do të dënohet këtë javë pasi u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë të terrorizëm në sulmin në qytetin e Christchurch, të cilin e shfaqi dhe live në Facebook.

Aktgjykimi mund të jepet të enjten.

Në Zelandën e Re, dënimi më i shkurtër është dhjetë vjet, dhe një gjykatë, për një vepër si ajo e Tuarant, mund të urdhërojë burgim të përjetshëm, pa mundësinë e faljes.

Një dënim i tillë nuk është shqiptuar kurrë në Zelandën e Re.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave janë duke kërkuar ndëshkimin më të ashpër për Taurant.

---- ----
----
-----
-----