Ballina Lajme Bota/Rajoni I vetmi kryeqytet në Europë ku nuk ka xhami zyrtare, Athina bën...

I vetmi kryeqytet në Europë ku nuk ka xhami zyrtare, Athina bën njoftimin e rëndësishëm

51
SHPËRNDAJE

Në vjeshtë pritet që Greqia të hapë xhaminë e parë zyrtare, që nga pavarësia e vendit. Ministria e Arsimit dhe Punëve Fetare njofton se xhamia do të hapet në vjeshtë dhe muaji më i mundshëm mendohet të jetë tetori, nëse nuk do të ketë një mbyllje si pasojë e koronavirusit.

Projekti për xhaminë në kryeqytetin helen ka nisur që në vitin 2007 dhe hasi në kundërshtinë e fortë të Kishës ortodokse dhe nacionalistëve anti-turq.

Athina është një qytet ku jetojnë mbi 250 mijë myslimanë dhe është i vetmi kryeqytet i Europës ku nuk kishte një xhami zyrtare.