Ballina Receta I thjeshtë dhe i shijshëm, byrek me mish pule dhe djathë kaçkavall

I thjeshtë dhe i shijshëm, byrek me mish pule dhe djathë kaçkavall

19
SHPËRNDAJE

PËRBËRËSIT: 1 qepë, 250 g filetë pule, 50 g kërpudha të thata, kripë, piper, 200 g djathë kaçkavall, 10 peta byreku dhe 20 ml vaj ulliri.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Fusim kërpudhat në një tas me ujë për gati 30 minuta, kurse në sobë vëmë një tigan me vaj ulliri, ku pasi të jetë nxehur kaurdisim qepën derisa të marrë ngjyrë të artë. Presim filetën e pulës në copa sa më të vogla dhe i shtojmë te qepa. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë, shtojmë kërpudhat dhe pak ujë.

E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë disa minuta. Pasi të jetë ftohur plotësisht, shtojmë djathin e thërrmuar. Më pas hapim petët dhe i ndajmë dy nga dy. Hedhim pak mbushje në sipërfaqe dhe i mbledhim role. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe i vendosim roletë në radhë, i lyejmë përsëri me pak gjalpë në pjesën e sipërme dhe i vendosim të piqen për rreth 40 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë.

-----