Ballina Lajme Bota/Rajoni I shpëtuan tërmetit, Edi Rama i dërgon në shkollë dy djemtë nga...

I shpëtuan tërmetit, Edi Rama i dërgon në shkollë dy djemtë nga Thumana

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Javë me parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues ku la të vdekur nën rrënoja 51 persona, rreth 1 mijë persona të lënduar dhe dëmë të mëdha matëraile.

Vogëlushët Aurel dhe Alesjo janë heronjtë e tërmetit, pasi u hodhën nga katet e larta për të shpëtuar.

Ata arritën të shpëtonin për mrekulli, teksa sot po i kthehen edhe ndjekjes së orëve mësimore.

Kryeministri shqiptar Edi Rama është kujdesur që ai bashkë me shoferët t’i dërgojnë Aurelin dhe Alesjon në shkollë.

Gjatë rrugës për në shkollë, Rama nuk harroi t’i pyes fëmijët nëse janë në rregull me çantat dhe duke i motivuar se do të jenë djem të shkëlqyer.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri shqiptar qëndroi edhe tek shtëpia e re ku është vendosur Alesjo, ku premtoi edhe surpriza të tjera për festa.

---- ----
----
-----
-----