Ballina Lajme nacionale I riu shqiptar shkruan historinë, fiton zemrat e 100 mijë britanikëve (Fotot)

I riu shqiptar shkruan historinë, fiton zemrat e 100 mijë britanikëve (Fotot)

7
SHPËRNDAJE

Stiven Bregu, 18-vjeçari shqiptar, historia e të cilit u bë e njohur para 1 muaj teksa ai do të deportohej nga Britania. Një peticion filloi të nënshkruhej për të ndaluar deportimin e tij, peticion që mori mijëra nënshkrime.

Stiveni u largua nga Shqipëria dhe udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe 5 vite më parë në 2015. Pasi mbërriti atje ai u braktis në rrugë nga trafikantët.

Ishte vetëm 13 vjeç në atë kohë dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Më pas ai u dërgua në një qendër për të mitur ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar.

Pa ditur gjuhë dhe i vetëm sërish ai arriti të merrej në kujdestari nga një familje në Bristol e cila i dha mundësi edukimi.

Kur mbushi 18-vjeç dhe pasi arriti të merrte një kualifikim shkollor atij iu tha se do të deportohej pasi nuk ishte më i mitur.

Familja që e kishte në kujdestari dhe miq hapën një peticion që arriti 100 mijë firma, pas kësaj atij iu dha një mundësi për të qëndruar në Britani pasi apeli i tij u pranua.

Autoritetet në Britani megjithatë kanë dy javë kohë që mund ta apelojnë këtë vendim por nëse kjo nuk ndodh, Stiven do të qëndrojë në Britani dhe do vijojë studimet.

 

-----