Ballina Lajme nacionale I riu kosovar ‘trazon’ Zvicrën, i dehur ikën nga policia e më...

I riu kosovar ‘trazon’ Zvicrën, i dehur ikën nga policia e më pas bën këtë veprim

147
SHPËRNDAJE

I riu kosovar ka ‘trazuar’ një qytet të Zvicrës.

Një 30-vjeçar nga Kosova ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në qytetin e Argaus në Zvicër, pasi në gjendje të dehur kishte tentuar t’i ikte policisë.

Ndërkohë në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident duke goditur me makinën e tij të tipit ‘Audi A5’ një ‘Mercedes’ që po drejtohej nga nja 19-vjeçar. Fatmirësisht 19-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 30, kur Policia kishte tentuar ta ndalonte makinën e 30-vjeçarit nga Kosova.

Në ikje e sipër, kosovari me makinën e tij pasi kishte goditur makinën e tipit ‘Mercedes’ , ishte përplasur edhe me një rrethojë muri, shkruan Blick.ch.

Në vendin e ngjarjes më pas kishte arritur policia duke e prangosur kosovarin. Më pas ai ishte dërguar me një ambulancë në spital, pasi kishte marrë disa lëndime të lehta.

Sipas rezultateve kosovari kishte qenë i dehur në masë të madhe. Atij i është konfiskuar patentë-shoferi, ndërkohë me urdhër të Prokurorisë i janë marrë edhe mostrat e urinës dhe gjakut. Gjithashtu është hapur një hetim penal për të.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimet e shkaktuara nga aksidenti kapin vlerën e 100 mijë frangave zvicerane.

-----