Ballina Lajme Bota/Rajoni I riu jep veten me qera për 70 euro, bum klientësh në...

I riu jep veten me qera për 70 euro, bum klientësh në ditë

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
I riu jep veten me qera për 70 euro, bum klientësh në ditë

Shoji Morimoto është një 37-vjeçar japonez që e fiton bukën e gojës duke dhënë veten me qira “për të mos bërë asgjë”.

Sipas “Independent”, Shoji paguhet rreth 70 euro për të ngrënë apo pirë me dikë që kërkon shoqëri dhe për t’i dhënë personit në fjalë “përgjigje të shkurtra”.

Falë kësaj pune të thjeshtë, 37-vjeçari ka mijëra klientë. Ai e nisi këtë punë në qershor të vitit 2018, kur shkroi në Twitter njoftimin:

“Ofrohem me qira si person që nuk bën asgjë. E keni bezdi që të hyni vetëm në një dyqan? Ke nevojë për një lojtar në kalçeto? Unë jam i gatshëm për çdo gjë të thjeshtë”.

Fillimisht, shërbimet ai i ofronte falas, por tani ka nisur të marrë para për të shmangur njerëzit që i humbasin kohën kot dhe për të ulur numrin e kërkesave.

Sot, ai ka 3-4 klientë në ditë. Zakonisht, kërkesat i vijnë nga njerëz që duan të hanë drekë të shoqëruar, persona që janë në prag divorci dhe duan dikë që t’i dëgjojë ose nga persona që duan të bëjnë foto për Instagram.

“Nuk jam mik i klientëve, vetëm sa i lehtësoj pak vetminë njerëzve”, shpjegon Shoji Morimoto.

I riu jep veten me qera për 70 euro, bum klientësh në ditë
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----