Ballina Sport I ra të fikët, Dembele qetëson tifozët e Atleticos: Ishte një moment...

I ra të fikët, Dembele qetëson tifozët e Atleticos: Ishte një moment frike

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atletico Madrid vazhdon stërvitjen, edhe pse Diego Simeone ka në dispozicion një numer të pakët lojtarësh për shkak se shumë prej tyre janë grumbulluar me kombëtaret respektive.

Tre ditë më parë, Moussa Dembele i trembi të gjithë gjatë seancës stërvitore. Sulmuesit francez i ra të fikët teksa po kryente një ushtrim, duke u shmebur në tokë pa ndjenja.

Shokët dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, teksa 24-vjeçari u dërgua në spital. Lojtari me origjinë nga Mali, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, duke qetësuar tifozët e Atleticos.

U riktheva në stërvitje. Më shumë frikë sesa dëm. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe vëmendjen tuaj“, shkruan Dembele. /abcnews.al

The post I ra të fikët, Dembele qetëson tifozët e Atleticos: Ishte një moment frike appeared first on Abc News.

---- ----
-----