Ballina Sport I priti penalltinë Ronaldos, por rikthehet si sulmues në ekipin me pronar...

I priti penalltinë Ronaldos, por rikthehet si sulmues në ekipin me pronar shqiptar (DETAJE)

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një vit më parë, me bluzën e Kievos, i priti një penallti Cristiano Ronaldos dhe aktualisht është portieri i fundit që ka bërë një gjë të tillë. Sot, pas tërheqjes nga futbolli elitar, Stefano Sorrentino ka vendosur t’i rikthehet futbollit të luajtur në ligat inferiore dhe kësaj radhe…si sulmues.

Disa ditë më parë 41-vjeçari njoftoi përmes një interviste tërheqjen e tij nga futbolli dhe tani shpjegon se vendimi që ka marrë nuk është një hap pas, por thjesht një dëshirë e madhe për t’u argëtuar.  Kështu portieri historik i Kievos, Stefano Sorrentino rinis aventurën e re nga kategoria e dytë, si sulmues me Cervon, skuadër e cila ka si trajner babain e tij.

“E bëra gjithçka për argëtim dhe për t’i bërë qejfin një mikut tim Denis Muça, biznesmen me origjinë shqiptar, i cili është president dhe sponsori kryesor i Cervos. Ne u takuam, folëm dhe në fund të gushtit riorganizuam një formacion eksperimental që sot po jep frytet e tij”, sqaron trajneri Roberto Sorrentin, i cili tashëm ka kthyer në sulmues dhe djalin e tij ish portier.

---- ----
----
-----
-----