Ballina Sport I preu në besë, Igli Tare i “tërbuar” me David Silvën: Kam...

I preu në besë, Igli Tare i “tërbuar” me David Silvën: Kam respekt për të si lojtar, por jo si njeri

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tares nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e David Silvës. Mesfushori spanjoll në mënyrë surprizë u zyrtarizua dje tek klubi i La Ligas, Real Sociedad.

Një marrëveshje me Lacion u duk sikur ishte arritur, por papritur gjithçka mori një kthesë të pabesueshme.

Silva deri në ditët e fundit thuhej se kishte arritur marrëveshje me Lacion ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon, por papritur spanjolli nuk po i’u përgjigjej më telefonatave të Lacios.

“Sky Sport Italia” pretendon se Silva nuk i ka treguar Lacios se ka nënshkruar me Sociedadin dhe se Tare zbulon se e ka mësuar vetëm kur klubi spanjoll lëshoi një njoftim zyrtar.

“Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedadi”, tha Tare në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e Lacios. “Unë kam respekt për Silvën si lojtar, por jo si njeri”, tha Tare.

---- ---- ----
-----