Ballina Sport I pastrehu rrëfen ç’i ndodhi me Mohamed Salah: Mo, ç’farë legjende!

I pastrehu rrëfen ç’i ndodhi me Mohamed Salah: Mo, ç’farë legjende!

88
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pasi Liverpool mundi Arsenalin në Anfield Road në fund të shtatorit, Mohamed Salah, gjatë kthimit në shtëpi, u ndal pranë në një pikë karburanti për të furnizuar makinën e tij.

Aty ai pa huliganë që ngacmonin një njeri të pastrehë dhe menjëherë reagoi duke marrë në mbrojtje një farë David Craig, e dhënë më pas atij 100 paund.

“Mo ishte i shkëlqyeshëm siç është për Liverpool në fushë. Ai  u shetësua kur pa që një grup djemsh po më ngacmonin, u kthye drejt tyre dhe u tha se të njëjtin fat mund të kishin dhe ata një ditë”, tha Craig për The Sun.

“Jo vetëm kaq, Mo u afrua pranë meje dhe më dha 100 paund. Çfarë legjende”, tha i pastrehu.

Craig ka qenë i pastrehë për gjashtë vjet pasi u nda nga familja e tij. Ai i kalon netët dhe ditët pranë Anfield Road.

“Mo është një hero i përjetshëm në sytë e mi dhe unë dua ta falënderoj atë,” shtoi ish-punëtori 50-vjeçar i ndërtimit.

---- ----
----
----- ----
-----