Ballina Lajme nacionale I nxehti shumë persona i bënë për spital

I nxehti shumë persona i bënë për spital

17
SHPËRNDAJE

Shkaku i të nxehtit rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Hyrjet e daljet brenda spitalit rajonal të Gjilanit janë rritur.

Pacientë të shumtë po vijnë të vizitohen tek mjekët për shkak të temperaturave të larta.

Ata thonë se këto ditë të nxehta, kanë qenë të vështira për ta, njofton Klan Kosova.

Pacientët në emergjencën e Gjilanit, po vinë me simptoma të vjelljes, barkçitje si dhe helmime.

Fluks të madh me pacientë ka pasur edhe në spitalet e tjera regjionale dhe në qendrat e mjekëseve familjare në të gjitha komunat.

-----