Ballina Lajme nacionale I nxehti afrikan vjen në Kosovë, na presin këto temperatura

I nxehti afrikan vjen në Kosovë, na presin këto temperatura

18
SHPËRNDAJE

Temperatura të larta do të mbajë mbi vendin tonë edhe ditëve në vijim. Nga fundjava mundësi për reshje lokale shiu.

21.08.2019 – Vala e të nxehtit nga Afrika veriore do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim, megjithëse gradualisht do të humbas intenzitetin që e kishte ditëve të fundit.

Nga fundjava një lug barik, i formuar mbi Itali do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, që mund të sjell mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

22.08 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

23.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët.

24.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.

25.08-26.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të mbesin të larta mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 34C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

-----