Ballina Lajme Bota/Rajoni I mbijetuari i Holokaustit që krijoi memorialin në Tiranë një arkitekt i...

I mbijetuari i Holokaustit që krijoi memorialin në Tiranë një arkitekt i famshëm në New York

17
SHPËRNDAJE

Në botën e arkitekturës në New York, Stephen Jacobs është i njohur për krijimet e tij shumëmilionë-dollarëshe, Hotel Gansevoort, një hotel luksoz me një bar në tarracë, i pari që i dha fill kthimit të Meatpacking District në një lagje “trendy”.

Mirëpo, Jacobs ka kryer së fundi një project shumë më të ndryshëm pa kërkuar asnjë cent.

Bëhet fjalë për një memorial për Holokaustin në kryeqytetin e Shqipërisë. I inauguruar muajin e kaluar, në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës, ky memorial i thejshtë përbëhet nga tre pllaka prej guri – në shqip, anglisht dhe hebraisht – që shpalosin historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

81-vjeçari Jacobs pranoi të punonte për memorialin në Shqipëri pasi mësoi se ky ishte i vetmi vend në botë që kishte më shumë hebrej në fund të luftës sesa në fillim të saj. Përveçse nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, ky vend me shumicë myslimane u ofroi strehë qindra hebrejve të tjerë që ishin arratisur nga vendet e tyre.

“M’u duk një histori e rëndësishme që duhej treguar”, thotë ai.

Motivacioni i tij shkon përtej dëshirës për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve në luftë.

Jacobs është vetë një i shpëtuar nga Holokausti dhe që ka përfunduar në një kamp përqendrimi nazist kur ishte fëmijë.

“Për mua nuk ishte puna e krijimit si arkitekt, por një përvojë personale, thotë ai.

I lindur në Lodz të Polonisë si Stefan Jakuboëicz, Jacobs dhe familja e tij u detyrua të zhvendosej në Piotrkóë — që u bë getoja e parë naziste me 25,000 hebrej që u likuidua në 1942.

E gjithë familja e tij përfundoi në kampe përqendrimi. Burrat në Buchenëald, tgratë në Ravensbruck. Ai ishte vetëm 5 vjeç në atë kohë.

Ai mundi të shpëtojë vetëm në sajë të fatit dhe të një rrjeti të rezistencës antifashiste që punonte për të shpëtuar fëmijët hebrej.

Në 1948, aid he të mbijetuarit e familjes së tij emigruan në SHBA dhe u vendosën New York City.

Jacobson u bë një nga arkitektët më të njohur të qytetit me një karrierë të jashtëzakonshme.

-----