Ballina Lajme Bota/Rajoni I kishte zënë gjumi te shinat nga lodhja, treni shtyp 14 punëtorë

I kishte zënë gjumi te shinat nga lodhja, treni shtyp 14 punëtorë

65
SHPËRNDAJE

Një tren vrau 14 punëtorë emigrantë në Indi, të cilët i kishte zënë gjumi tek shinat. Ata po ktheheshin në shtëpi pas punës, por ishin lodhur.

Sa i përket rastit në fjalë, bëhet e ditur se shoferi u përpoq të ndalonte trenin e mallrave kur pa punëtorët tek shinat në shtetin perëndimor, Maharshatra.

“U vranë 14 njerëz dhe pesë u plagosën”, tha një zëdhënës hekurudhor C.H. Rakesh.

Si pasojë e bllokimit, i gjithë transporti publik është pezulluar, kështu që punëtorëve emigrantë që udhëtojnë për në shtëpi shpesh iu duhet të ecin në këmbë.

Policia pohon se punëtorët punonin në një kompani çeliku dhe u nisën drejt fshatit të tyre në shtetin fqinj Madhya Pradesh.

-----