
Anëtari i sigurimit të një marketi në SHBA është vrarë, pasi i kishte thënë një klienti të vinte maskë mbrojtëse në fytyrë, ka njoftuar policia amerikane.
E gjitha ka ndodhur në qytetin Flint në Michigan. Calvin Munerlin, 43-vjeç, ka humbur jetën në spitalin lokal, pasi e kishin qëlluar me armë në kokë, ka njoftuar kapiteni i policisë David Kassier.
Siç raporton CNN, sulmuesi dhe një i dyshuar tjetër janë në liri, kurse dëshmitarët okularë kanë deklaruar para policisë së Munerlin ishte përfshirë në një konflikt verbal me një grua e cila nuk mbante maskë, siç edhe kanë urdhëruar autoritetet e vendit.
Pamjet e kamerave të fshehta e dëshmojnë këtë. Në video shihet se si kjo grua largohet menjëherë nga marketi dhe futet në një makinë. Rreth 20 minuta, rikthehet makina në vend të ngjarjes.
“Është e pabesueshme. Për shkak të një maske”, ka deklaruar Tina James, e afërme e të vrarit.