Ballina Lajme Bota/Rajoni I kërkoi mamasë litar që të vriste veten, yjet botërore i dalin...

I kërkoi mamasë litar që të vriste veten, yjet botërore i dalin në mbrojtje 9-vjeçarit (FOTO)

28
SHPËRNDAJE

Quaden Bayles është djali 9-vjeçari, i cili u shfaq në një video duke qarë dhe duke i kërkuar nënës së tij që ra vriste.

Ishte nëna e djalit nga Brisbane, Australi, ajo që vendosi që ta bënte virale videon, ku djali dëshironte të vriste veten pasi e ngacmonin.

9-vjeçari preku zemrat e të gjithëve, e si pasojë yjet botërorë shprehën mbështetjen e tyre për djalin me nanizëm.

Reagimi i parë erdhi nga futbollistët, ku pak ditë më parë Quaden u ngjit në stadiumin me “All Stars”. Të gjithë të pranishmit e mbështetën atë dhe i dhanë ngrohtësinë që ndoshta i kishte munguar prej kohësh.

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Eric ka reaguar gjithashtu rreth kësaj video, pasi në internet u hap një fond për të mbledhur para për ta dërguar 9-vjeçarin në Disneyland. Nga US Brad Williams u mblodhën 466,000 dollarë amerikanë.

“Kjo është padyshim zemërthyese. Zoti e bekoftë këtë djalë të vogël … Quaden – ne jemi të gjithë me ju! Qëndroni të fortë!”, shkruante Eric në “Twitter”.

Boksieri i famshëm australian, Billy Dib, zbuloi gjithashtu se kishte folur personalisht me Quaden dhe i kishte ofruar që t’i jepte disa seanca trajnimi falas.

Video e djalit të vogël ka përlotur dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e lojtarit të NBA, yllit të Celtics, Enes Kanter. “Kjo është një nga videot më të vështira që kam parë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Aktori australian, Hugh Jackman, lëshoi një mesazh të fuqishëm për ngacmuesit e Quaden, duke thënë se “jeta është mjaft e vështirë” pa njerëzit duke dalë nga rruga e tyre për të mërzitur të tjerët.

“Quaden, ti je më i fortë se sa mendon, shok”, tha Hugh në një video të ndarë me 14 milionë ndjekësit e tij në “Twitter”.

Gjithashtu edhe reperja e famshme, Cardi B, doli në mbrojtje të Quaden, në momentin kur dolën disa lajme se ai po mashtronte se ishte 18 vjeç dhe i pasur.

-----