Ballina Lajme nacionale ‘I ka ikur mendja….’, Rama masakron Metën: Po luan me zjarrin, një...

‘I ka ikur mendja….’, Rama masakron Metën: Po luan me zjarrin, një Mic Sokoli me kostum banjo…

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Kryeministri Rama eshte shprehur se kur Meta flet seriozisht te ben per te qeshur, kur flet me te qeshur te ben per te qare.

Ai e ka quajtur kreun e shtetit nje “Mic Sokoli me kostum banjo”.

“Si mund të ketë Shqipëria, vend në Nato, një kryetar shteti që duket si aktor komik. Një kryetar shteti që e parashikon vetën si një Vojo Kush me kravatë dhe e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin si një Mic Sokoli me kustum banje. Nuk i ka kërkuar askush testin mendor Ilir Metës, por askush nuk ka mbetur pa e pyetur vetën a mos vallë është i ikur nga mendja e kokës. Meta nuk është gënjeshtar, por i sëmurë. Meta flet përçart, shkon në Tropojë dhe i duket sikur kalon nga burgu i Spaçit. Ky parlament nuk mund të mbyllë sytë përballë këtij burimi destabiliteti politik, komedie ndërkombëtare dhe rreziku shoqëror. Meta e ka shkelur disa herë Kushtetutën. Ka cënuar autoritetin e qeverisë duke mos dekretuar ministrat dhe duke kthyer ligjet mbrapsht, madje ka kërcënuar se mund ta shpërndaje parlamentin fare. Këtë herë Ilir Meta ka tejkaluar edhe vetën, duke luajtur më shumë seç duhet me zjarrin. Me dekretin e tij ai nxiti përplasjet e dhunës në bashkitë e opozitës. Ai u kthye nga presidenti problematik i Shqipërisë. Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur dhe poi vazhdon ta derdhë çdo ditë dhe kjo na bën të ndjehemi të keqardhur, por edhe të alarmuar prej tij. Meta i ka kërcyer shtetit si të ishte tank armik dhe e përdor vulën si bombë”, tha Edi Rama

Gazeta SHQIP

 

---- ----
-----