Ballina Showbiz I hynë në shtëpi për të vjedhur, dy burra të maskuar qëllojnë...

I hynë në shtëpi për të vjedhur, dy burra të maskuar qëllojnë për vdekje reperin e njohur (FOTO)

88
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Reperi i famshëm, Pop Smoke, është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në shtëpi raporton TMZ.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në një shtëpi në Hollywood Hills rreth orës 4:30 të mëngjesit, kur 2 burra të veshur me kapuç dhe maska hynë.

Sipas TMZ-së, dy personat kanë qëlluar me armë dhe plagosën rëndë të riun 20-vjeçar dhe më pas u larguan në këmbë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai është dërguar menjëherë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në West Hollywood, ku u shpall i vdekur. Të dyshuarit nuk janë kapur dhe madje as nuk janë identifikuar. Është e paqartë nëse Pop Smoke i njihte atentatorët.

Një burrë u vendos në pranga, por policët provuan që ai nuk ishte i përfshirë në vrasje dhe u la i lirë.

Reperi thuhet se po qëndronte me qira në banesën në Hollywood Hills, pasi ajo i përket bashkëshortit të Teddi Mellencamp, Edwin Arroyave, i cili ka në pronësi disa shtëpi në Los Angeles.

---- ----
----
-----
-----