Ballina Sport “I dua golat më shpejt”, Zidane: E vështirë ndaj Elche, treguam se...

“I dua golat më shpejt”, Zidane: E vështirë ndaj Elche, treguam se jemi ekip me karakter

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid ia doli sot të përmbysë Elche dhe të fitojë me shifrat 2-1, pas një ndeshje shumë të bukur, me Benzema, që tundi rrjetën në minutat shtesë, kur të gjithë menduan se kjo ndeshje kjo shkonte drejt ndarjes së pikëve. Pas sfidës për mediet foli Zidane, që theksoi se Real është ende aty, gati për Champions dhe La Liga.

“Fitore që lë emocione pozitive. Kishim disa mundësi për të shënuar më parë, por nuk i shfrytëzuam. Në fund kishim durim dhe e kthyem rezultatin. Shënuam dy gola të bukur, pas një loje të bukur, ishte ditë e mirë.

Elche dihej, është një skuadër, që nuk pëson shumë gola, që mbron me dy linja me nga katër, shumë e fortë fizikisht. Duhet të gjesh hapësirë ​​dhe për këtë duhet të kesh shumë durim, ritëm, të luash nga njëra anë në tjetrën.

Në fund të pjesës së parë kishim dy shanse. Në të dytën, me rezultatin në barazim, duhej të kishim edhe më shumë durim. Me atë durim shtojmë tre pikët. Nuk mund të dështojmë shumë. Marrim këta tre pikë të reëndësishme dhe vazhdojmë përpara me punën tonë.

Ndeshja e katërt radhazi kur shënojmë pas minutës së 85’? Më pëlqen karakteri, por do të doja që të shënonim më herët. Do të doja ndeshje më të qeta. Jemi ekip me karakter, jemi gjallë në të dy kompeticionet dhe do të vazhdojmë të luftojmë fort dhe të besojmë te vetja.

Penallti e mohuar ndaj Ramos? Nuk dua të përfshihem me arbitrin, pashë ndeshjen, m’u duk se ka diçka, por arbitri ka marrë vendim ndryshe dhe kaq”, tha ndër të tjera Zidane. /abcnews.al

The post “I dua golat më shpejt”, Zidane: E vështirë ndaj Elche, treguam se jemi ekip me karakter appeared first on Abc News.

---- ----
-----