Ballina Showbiz I dinim vetëm inicalet e emrit, por ja kush është dashuria e...

I dinim vetëm inicalet e emrit, por ja kush është dashuria e pamundur e Fifit (FOTO)

52
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka folur shpesh për personin e saj të zemrës që është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite.

Por ajo asnjëhrë nuk ia zbuloi identitetin, duke i bërë kështu fansat shumë kuriozë.

Edhe pse ata nuk janë më bashkë, pasi Fifi ka sqaruar se ai ka qenë dashuria e saj e pamundur, sërish këngëtarja flet për të sa herë që zgjon kureshtjen e fansave.

Deri më sot ne dinim që personi në fjalë ka një emër që i fillon me shkronjën Xh, dhe se Fifi ka qenë e dashuruar me të, por nuk ka pasur të njëjtat ndjenja nga ana e tij.

Por në një postim të fundit të faqes “Vipat e Bllokut” në “Instagram”, duket edhe emri i personit në fjalë, Xhuljo Tabaku, të cilit Fifi i ka dedikuar disa vargje.

Burime pranë Prive.al kanë konfirmuar gjithashtu se romanca mes dyshes ka kohë dhe gjërat mes çiftit shkojnë mirë, edhe pse kjo nuk duket nga postimet e Fifit, e cila na lë të kuptojmë se historia me Xh., është mbyllur.

Fifi ka treguar edhe më herët sesi e ka ushqyer veten me një dashuri të pamundur që me sa duket s’paska fund të lumtur.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

-----