Ballina Lajme nacionale I dërguari special i SHBA-ve ateron në Beograd, përcjell fjalët e Trump

I dërguari special i SHBA-ve ateron në Beograd, përcjell fjalët e Trump

13
SHPËRNDAJE

Grenell ateron me aeroplan special në Beograd, përcjell fjalët e Trump.

Një ditë pasi që vizitoi Kosovën, nga ku u takua me liderët e vendit, i dërguar special i presidentit të SHBA-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell sapo ka arritur në Beograd, raporton Gazeta Express.

I njejti, ka pasur një mesazh të qartë për atë se çka duan qytetarët e dy vendeve.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre,” tha ai.

Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në Twitter me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.

Emisari amerikan të mërkurën vizitoi Kosovës ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe me të cilët bisedoi për dialogun.