Ballina LifeBizare “I dërgova një foto nudo shefit tim”, disa raste kur mesazhet seksi...

“I dërgova një foto nudo shefit tim”, disa raste kur mesazhet seksi janë dërguar gabimisht

40
SHPËRNDAJE

Ju ka ndodhur që një mesazh që e keni nisur për një person t’ja dërgoni gabimisht një tjetri? Si jeni ndjerë në ato momente dhe çfarë keni bërë?

Gjithashtu ka shumë persona që dërgojnë foto nudo të dashurve të tyre, e ndonjëherë mund edhe të ngatërrojnë e ia dërgojnë dikujt tjetër si prindërve, ndonjë shoqe dhe më e keqja edhe shefit të punës.

Një rast i tillë i ka ndodhur Emma Bunton. Në shfaqjen e fundit televizive të Paul O’Grady këtë javë, ka treguar se një foto seksi e menduar për bashkëshortin e saj, ka përfunduar gabimisht në telefonin e mamasë së saj.

Mund të duket e tmerrshme, por për fat të keq Bunton nuk është e vetmja që ka bërë një gabim të tillë. Një grua tjetër ka treguar se një imazh nudo që donte t’ia dërgonte të dashurit të saj, ia ka nisur shefit, i cili i është përgjigjur me mënyrën më të sjellshme të mundshme: “Nuk ka problem”.

Një tjetër ka përshkruar se si gabimisht një tekst të kopjuar që do e ruante, ia dërgoi gabimisht kolegut të saj dhe ishte “tepër e turpshme”. Dikush tjetër ka dërguar një foto nudo nga dushi në një bisedë në grup, aty ku po debatonin se ku do të dilnin për të darkuar jashtë.

Mund të ketë edhe më keq, pasi ka nga ata që ia dërgojnë mesazhin personit të duhur, por që nuk marrin asnjëherë përgjigje. E kështu i ka ndodhur një 18-vjeçare e cila për ditëlindjen e saj i shkruan një mesazh të dashurit: “Baby jam e nxehtë si furra”. E për këtë mesazh ajo nuk mori përgjigje kurrë.