Ballina Lajme nacionale I dënuar për ngacmim seksual, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit

I dënuar për ngacmim seksual, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një ish-trajner futbolli i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve është ekstraduar nga Greqia.

“Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Ngjarja për të cilën Metaj është dënuar ka ndodhur me 15 nëntor 2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë.

I dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur në automjetin e tij, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit./oranews

The post I dënuar për ngacmim seksual, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----