Ballina Lajme Bota/Rajoni I dehur e me thikë në dorë, prangoset serbi para shtëpisë së...

I dehur e me thikë në dorë, prangoset serbi para shtëpisë së Hashim Thaçit

376
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës sot në orët e pasdites ka arrestuar një qytetar, të përkatësisë serbe, i cili ka shkuar pranë shtëpisë së presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka bërë sjellje fyese dhe kërcënuese.

Ai kishte bërë xhiro me veturë, ka ngritur tre gishtërinj dhe ka lëshuar muzikë me zë të lartë.

Gjesti i tre gishtave është një simbol nacionalist serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime fashiste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

----- ----- ----- -----