Ballina Showbiz I dedikoi këngën, këngëtari zbulon si u nda me të dashurën pas...

I dedikoi këngën, këngëtari zbulon si u nda me të dashurën pas dhuratës së Shën Valentinit!

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtari simpatik, Khuba, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth historisë që fshihej pas këngës shumë të dashur për publikun, “Ndryshe” dhe jo vetëm.

Ashtu sikurse kishte thënë më herët, Khuba pranoi se kënga ishte dedikim për ish-të dashurën, vajza shqiptare me të cilën i dha fund lidhjes gjatë muajit shkurt të vitit që lamë pas.

Khuba tregoi se gjithçka mori fund pasi kishin festuar Shën Valentinin, madje kishin bërë dhe dhuratat përkatëse.

Si për ironi të fatit, ish-e dashura i kishte dhuruar një parfum, që sipas disa zërave, konsiderohet dhuratë që sjell ndarje.

Në fakt, Khuba as që ishte në dijeni të gjithë kësaj, por la të kuptohej se ndarja erdhi natyralisht pasi lidhja nuk po funksiononte.

 

---- ----
----
-----
-----