Ballina Showbiz I bien gjysma e flokëve Albërije Hadërgjonajt, publikon pamje

I bien gjysma e flokëve Albërije Hadërgjonajt, publikon pamje

62
SHPËRNDAJE

Albërije Hadërgjonajt i bien gjysma e flokëve, publikon fotografinë në rrjetin social.

Të gjitha gratë hasin vështirësi në rritjen e flokëve sidomos kur bëhet fjalë për modele shumë të shkurtra. Metoda që po aplikohet nga mijëra gra në mbarë botën është ajo e zgjatjes me flokë artificiale, apo e njohur si extensions.

Natyrisht kjo zgjatje iu jep pamje tjetër, por duket se ka edhe efektet e saja anësore. Këngëtares Albërije Hadërgjonaj i janë këputur, siç thotë ajo, gjysma e flokëve pas largimit të extensions.

Edhe pse ajo tregon se këtë metodë e ka bërë në një ndër sallonet më të njohura në Los Angeles, shkruan rtv21.

“Sapo hoqa extensions dhe më shumë se gjysma e flokëve janë këputur. Si mendoni ju, më mire flokë të gjata apo të shkurtra? Flokët i kisha vënë në një ndër sallonet më të mira në Los Angeles”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqet me flokët e shkurtra.

Me siguri nëpërmjet këtij shkrimi, Albërija dëshiroi të përçojë një mesazh te vajzat apo gratë që kanë dëshirë ta aplikojnë këtë metodë në flokët e tyre.

-----