Ballina Showbiz I ati feston ditëlindjen, Rita Ora e uron me fotot e rralla...

I ati feston ditëlindjen, Rita Ora e uron me fotot e rralla nga fëmijëria

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sot është një ditë e veçantë në familjen e Rita Orës. I ati i saj, Besnik Ora feston 60-vjetorin e lindjes dhe një urim special për të ka bërë dhe këngëtarja. Autorja e hitit “Anywhere” ka vendosur ta urojë njeriun më të shtrenjtë të saj me disa fotografi të rralla nga fëmijëria.

“Gëzuar 60-vjetorin e lindjes për babain tim të jashtëzakonshëm. Po të dërgoj kaq shumë dashuri”, ka shkruar Rita krahas fotove në të cilën shfaqet me babanë dhe të motrën, Elenën kur kanë qenë në moshë fare të vogël.

Kujtojmë që Rita, krahas skandalit të festës së paligjshme që mbajti për 30 vjetorin e lindjes, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe për romancën me Romain Gavras. Ky i fundit konfirmoi ndarjen me këngëtaren vetëm pak ditë më parë, dhe shkak është distanca. /abcnews.al

The post I ati feston ditëlindjen, Rita Ora e uron me fotot e rralla nga fëmijëria appeared first on Abc News.

---- ----
-----