Ballina Lajme nacionale Hyseni e Petkoviç s’pajtohen për pensionet dhe kadastrën

Hyseni e Petkoviç s’pajtohen për pensionet dhe kadastrën

11
SHPËRNDAJE

 

Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë i kryesuar nga Petar Petkoviç.

Nga Qeveria bëjnë me dije se temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

“Në kuadër të kësaj teme sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin. Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës”, thuhet tutje në njoftimin e Qeverisë./21Media

The post Hyseni e Petkoviç s’pajtohen për pensionet dhe kadastrën appeared first on RTV21.

-----