Ballina Sport Hysaj sërish kapiten: Gjetën nivelin e lojës që kishim humbur

Hysaj sërish kapiten: Gjetën nivelin e lojës që kishim humbur

21
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj ka folur para duelit kundër Moldavisë e cila zhvillohet ditën e martë në “Elbasan Arena”.

Në një deklaratë për mediat, kapiteni i Kombëtares shqiptare tha se kuqezinjtë janë rikthyer të bëjnë lojë të mirë.
Por kur u pyet për kualifikimin e mundshëm ai kishte një përgjigje diplomatike.

“Gjetëm nivelin e lojës tonë pasi e kishim humbur. Jam im kënaqur me lojën që bëmë dhe duhet të vazhdojmë.

Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë.

Skema? Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëjë mirë. Unë nuk e prisja ta bëjë aq mirë dhe ndeshja më shkojë mirë.

Kualifikimi? Duhet të vazhdojmë të punojmë për rritjen e Kombëtares. Do ta fillojmë nga zero, për të bërë një grup, duhet të krijojmë identitet dhe të kemi kohën për më mirë.

Kapiteni? Është zgjedhje e trajnerit, jam i kënaqur për këtë gjë. Çdo kush ka dëshirë të jetë kapiten i ekipit Kombëtar, dhe për mua është një ëndërr që po realizohet.

Tifozët? Janë shumë të rëndësishëm, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër do kemi të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi.

The post Hysaj sërish kapiten: Gjetën nivelin e lojës që kishim humbur appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----