Ballina Sport Hysaj humb Bjellorusinë, rezulton pozitiv me COVID-19

Hysaj humb Bjellorusinë, rezulton pozitiv me COVID-19

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.

Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

---- ----
----
-----
-----