Ballina Sport Hysaj dhe Napoli drejt lamtumirës, mbrojtësi kuqezi kërkon të rrijë në Serie...

Hysaj dhe Napoli drejt lamtumirës, mbrojtësi kuqezi kërkon të rrijë në Serie A

12
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj e shikon veten larg Napolit. Bashkëpunimi me të kaltrit duket se ka ardhur drejt fundit dhe mbrojtësi kuqezi është në kërkim të një tjetër skuadre.

Mundësitë janë të mëdha që shkodrani të luajë në sezonin ardhshëm serish në Serinë A, por këtë herë me skuadrën e Romës.

“Calciomercato” ka zbuluar se drejtori sportiv i Napolit, Kristiano Xhiuntoli ka shfaqur interes për mbrojtësin në pronësi të Romës, Riki Karsdorp dhe dëshiron t’i japë atij një mundësi në “San Paolo”, pasi të kthehet nga huazimi te Fejenord.

Pikërisht nga kjo do të kërkojë të përfitojë drejtori sportiv verdhekuq, Xianluka Petraki, që do të kërkojë që arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e Karsdorp me Hysajn dhe lojtarët të ndërronin fanellë.

Hysaj ka pasur luhatje pas largimit të trajnerit Maurizio Sarri nga Napoli dhe tani po kërkon një ekip, ku t’i besojnë dhe ti rikthehet formës më të mirë.