Ballina Lajme nacionale Hyri me pistoletë në lokal, klientët spiunojnë shkodranin nga Bathorja, arrestohet

Hyri me pistoletë në lokal, klientët spiunojnë shkodranin nga Bathorja, arrestohet

18
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një denoncimi në Komisariatin dixhital. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

“Në Komisariatin dixhital ka ardhur një denoncim se në rrugën e “Arbërit”,  lagjja nr. 1 Bathore,  në ambientet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez.

Falë reagimit të menjëhershëm të  Shërbimeve të Policisë të Komisariatit nr.5, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasit M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambientin e lokalit,  policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron komunikata.

Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

-----