Ballina Lajme nacionale Hyjnë për të vjedhur, dy vëllezërit e godasin për vdekje njërin nga...

Hyjnë për të vjedhur, dy vëllezërit e godasin për vdekje njërin nga grabitësit

50
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në Lagjen e Pajtimit në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 minuta të mëngjesit.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për lajmi se i vdekur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabitësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i hajnave.

“Dyshohet se katër persona kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabitësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin nga të dyshuarit”, ka thënë Hajdini.

“Nga plagët që i janë shkaktuar me mjete të forta i dyshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktimës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”.

Tutje ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

I plagosuri, pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor, kurse vëllai i tij është prangosur.

Hajdini ka shtuar se policia është duke u marrë me rastin dhe se kanë edhe dëshmitarët për rastin e ndodhur.

-----