Ballina Lajme nacionale Humbjet milionëshe janë evidente në PTK

Humbjet milionëshe janë evidente në PTK

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi sot raportin vjetor financiar për vitin 2019 për Postën e Kosovës, ku Zyra Kombëtare e Auditimit për këtë ndërmarrje ka dhënë opinion të kundërt që nënkupton se pasqyrat financiare nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare.

Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj tha se humbjet milionëshe në këtë ndërmarrje janë evidente, derisa është ankuar për gjendjen në të cilën ndodhen objektet e Postës.

“Borxhe të grumbulluara për vite dhe me pakënaqësi në të gjithë sektorët. Objektet e postës janë në gjendje të tmerrshme. Modernizimi i postës ka mbetur larg me vite. Humbjet milionëshe janë evidente”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv,Xhevdet Smakiqi, tha se kanë marrë masa për të adresuar gjetjet e ZKA-së për 2019.

“Bordi dhe menaxhmenti ka ndërmarrë masa menjëherë për zbatimin e rekomandimeve. Disa janë zbatuar disa janë në proces”, tha ai.

Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj, nga deputetët është pyetur mbi kriteret për përzgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeshefit dhe zëvendësit të tij.

“Jemi detyruar të gjejmë një ushtrues detyre. Lidhur me procedurën, kemi shikuar CV e të gjithëve dhe kemi menduar që Smakiqi i ka plotësuar kushtet, e njëjta edhe me zëvendëskryeshefin”, tha ai.

Kryetari i këtij komisioni, Bedri Hamza tha se është shqetësuese numri i madh i rekomandimeve për vitin 2019 dhe gjendja në të gjitha ndërmarrjet publike.

“Është rast shqetësues gjendja jo e mirë në të gjitha ndërmarrjet publike, përjashtim në disa kompani. Humbjen e vazhdueshme nuk mund ta përballojë dhe pothuajse të gjitha ndërmarrjet kanë ardhur në një situatë ku kërkojnë subvencionim. Më shqetësoi numri i madh i rekomandimeve të vitit 2019”, tha ai.

Hamza kërkOI që sa më shpejt qeveria të emërojë bordin e drejtorëve që pastaj të bëhet emërimi i kryeshefit ekzekutiv. Sipas tij, mbajtja e pozitave me borde të përkohshme dhe me ushtrues detyre nuk mund të ndryshojë gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje publike.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se gjendja në Postën e Kosovës është më e keqe sesa paraqitet.

“Është fat i keq që kjo kompani ka ardhur duke u degraduar e jo duke hyrë në funksion resurset e saj”, tha Gaxherri dhe shtoi se nëse nuk ndërmerren masa imediate, Posta dhe Telekomi shumë shpejt mund të falimentojnë.

The post Humbjet milionëshe janë evidente në PTK appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----